Kryetarja e Komisionit të Integrimit znj.Jorida Tabaku takim me Ambasadoren e Suedisë në Shqipëri znj. Elsa Hastad
- Postuar më, 24/11/2021

Ditën e sotme nënkryetarja e PD dhe kryetarja e Komisionit
të Integrimit znj. Jorida Tabaku, u takua me Ambasadoren e Suedisë në Shqipëri
znj. Elsa Hastad. Diskutimi mes palëve u fokusua në procesin e integrimit të
Shqipërisë në familjen e BE. Një shqetësim në rritje për znj Tabaku ishte
mungesa e vëmendjes që qeveria Rama ka pasur ndaj procesit të integrimit. Kryetarja
e Komisionit të integrimi vuri në dijeni znj Ambasadore se ajo deri më tani ka
parë një neglizhencë të qeverisë në fushën e integrimit sidomos në politikat e
kësaj të fundit. Ajo vuri theksin në krijimin e tre agjencive që centralizojnë
pushtetin e kryeministrit dhe e kthejnë kryeministrinë në një Kullë Kontrolli. Shqetësim
për znj Tabaku ishte dhe fakti i emërimit të Ilir Beqjes në krye të Agjencisë
së manaxhimit dhe kontrollit të donacioneve të BE dhe vendeve partnere. Një
vëmendje shumë të madhe në takim pati edhe çështja e ndërtimit të Aeroportit të
Vlorës. Sipas znj Tabaku qeveria shqiptare ka neglizhuar me vetëdije dëmin në
mjedis dhe faunë që ky projekt do të sjellë. Ambasadorja Hastad shprehu
kënaqësinë për takimin me kryetaren e komisionit të integrimit dhe premtoi se
do të ketë një vëmendje gjithnjë e më të madhe nga ana e saj për çështjet e
trajtuara në takimin mes tyre. Në takim u fol edhe më tej për bashkëpunimin mes
komisionit të Integrimit dhe Ambasadës së Suedisë në Shqipëri në çështje
themolore si të drejtat e njeriut, ambientit dhe centralizimit të pushtetit.