Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj dhe Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, znj.Klotilda Bushka, takim me përfaqësues të rrjetit të inspektorëve të drejtësisë të vendeve anëtare të BE

  • Postuar më, 23/11/2021

23 nëntor 202

Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj dhe Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, znj.Klotilda Bushka zhvilluan një takim me përfaqësues të rrjetit të inspektorëve të drejtësisë të vendeve anëtare të BE dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të vendit tonë, z.Artur Metani.

Në fokus të takimit ishte njohja dhe zbatimi i standardave më të mira europiane në inspektimin për shkelje të natyrës disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe edukimin e kulturës së raportimit të institucioneve të pavarura të krijuara me ligj.

Znj. Felaj theksoi në takim nevojën për pasjen e inspektorëve  të mirëtrajnuar, besnikë për mbrojtjen e atyre vlerave të pazëvendësueshme, që duhet të mëshirojë sistemi i drejtësisë si: pavarësia dhe paanshmëria.

Znj. Bushka i njohu të pranishmit me reformën në sistemin e drejtësisë dhe rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për krijimin e një trupe gjyqtarësh e prokurorësh profesionistë dhe me integritet të lartë që janë faktori kyç i rritjes së besimit të publikut të drejtësia.

Rrjeti i inspektorëve të drejtësisë së vendeve anëtare të BE, që përfaqësohej nga përfaqësues nga Franca, Rumania dhe Portugalia, ndanë eksperiencën e tyre në fushën e inspektimit dhe ushtrimin e së drejtës.

Bashkëpunimi me Rrjetin e inspektorëve të drejtësisë së vendeve anëtare të BE ka rëndësi për forcimin e kapaciteteve të ILD, në ushtrimin sa më mirë të funksioneve nga ky institucion.



Share