NJOFTIM PËR SHPALLJEN E DY VENDEVE VAKANTE PËR ANËTAR TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

  • Postuar më, 18/11/2021

Komisioni për Ekonominë dhe Financat në mbledhjen e datës 18.11.2021  mbështetur në nenin 78, të Kushtetutës, nenin 111, të Rregullores së Kuvendit dhe nenin 44 të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë” të ndryshuar, vendosi miratimin e vendimit nr. 2/2021 “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë”.

 

A. Ftohen për paraqitjen e kandidaturave për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë , individët që:

a)    kanë përfunduar arsimin e lartë ekonomik ose juridik;

b)    kanë përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare;

c)    kanë kualifikime profesionale të profilit;

d)    kanë përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare;

e)    nuk ushtrojnë në momentin e kandidimit funksionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë apo të anëtarit të Këshillit të Ministrave;

f)     nuk janë punonjës, administrator dhe aksionar, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë;

g)    nuk janë dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim;

gj)   nuk janë ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë;

h)    nuk janë në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar;

 

B. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 20 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 8 dhjetor 2021.

C. Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:

1.      Jetëshkrim të përditësuar të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidimin.

2.      CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati.

3.      Diplomën e arsimit të lartë që provon se ka përfunduar studimet e larta në ekonomik ose jruidik, si dhe çdo dokument tjetër të kualifikimeve profesionale të profilit.

4.      Librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare si dhe të kriterit të përvojës profesionale në çështje financiare dhe bankare.

5.      Deklaratë e Konfliktit të Interesit që gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi (Shkarko).

6.      Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

7.      Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit tëpersonave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ciligjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhebashkëlidhur këtij njoftimi (Shkarko).

8.      Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit përDokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste tëShqipërisë”, i cili gjëndet bashkëlidhur këtij njoftimi (Shkarko).


Share