NJOFTIM PËR SHPALLJEN E 1 (NJË) VENDI VAKANT PËR ANËTAR TË BORDIT TE ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË (ERE)
- Postuar më, 02/11/2021
Në datën 02.02.2022, përfundon mandati i emërimit në detyrë i z.Adriatik Bego, si anëtar të Bordit te Entit Rregullator të Energjisë (ERE).
Në këto kushte, Kuvendit të Shqipërisë, i lind detyrimi ligjor për të bërë plotësimin e vendit vakant.
Bazuar në nenin 11, pika 4, të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar, Kuvendi i Shqipërisë, njofton të gjithë personat e interesuar se:
Kriteret ligjore, që duhet të plotësojnë kandidatët për anëtar të Bordit te Entit Rregullator të Energjisë (ERE), janë ato të parashikuara në nenin 11, pika 5/b të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar.
Anëtar i Bordit te Entit Rregullator të Energjisë (ERE) mund të emërohet çdo shtetas shqiptar, i cili përmbush këto kritere:
- Duhet të ketë jo më pak se 10 vjet eksperiencë pune në sektorin e energjisë elektrike dhe të jetë me profesion inxhinier elektrik;
Dokumentet që duhet të paraqiten:
- Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur
- CV- te detajuar, numër kontakti telefon, adrese email
- Fotokopje e kartës së identitetit
- Diplome universitare si inxhinier elektrik (e noterizuar)
- Librezë pune (e noterizuar)
- Çdo referencë apo kualifikim tjetër që ka lidhje me vendin vakant të shpallur
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht.
- Formularin e vetë deklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 për dekriminalizimin, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.
- Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
Në mbështetje të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar, çdo shtetas që beson se plotëson kriteret, mund të paraqitet si kandidat për t’u emëruar anëtar i Bordit te Entit Rregullator të Energjisë (ERE).
- Kandidati duhet të ketë në vëmendje edhe përcaktimet e nenit 15, të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar, lidhur me konfliktin e interesit.
- Kandidati duhet të ketë në vëmendje përcaktimet në nenin 30, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.
Kërkesa paraqitet e shoqëruar me dokumentacionin përkatës, që provon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtar të Bordit te Entit Rregullator të Energjisë (ERE).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është deri më 30 nëntor 2021.
Dokumentacioni dorëzohet pranë Sekretarisë (Zyra e Protokollit të Kuvendit).
Pas kësaj date të gjitha aplikimet do te vijojnë procedurat sipas nenit 11 të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”.
Shpallur më datë 02.11.2021