NJOFTIM PËR SHPALLJEN E KATËR VENDEVE VAKANTE PËR ANËTARË TË AUTORITETIT PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH- SIGURIMIT TË SHTETIT
- Postuar më, 26/10/2021
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 26 tetor 2021, në zbatim të nenit 8 dhe 9 të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenit 34 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, me vendimin nr. 1/2021 të tij, vendosi
“Shpalljen e katër vendeve vakante për anëtarë të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit.”
-Dy
anëtarë propozohen nga Kuvendi i Shqipërisë.
-Një
anëtar propozohet nga shoqatat e të përndjekurve politikë, nga radhët e
kandidatëve të mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë.
-Një
anëtar propozohet nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, i
mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë.
A. Ftohen
për paraqitjen e kandidaturave për anëtarë të Autoritetit për Informimin mbi
Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, subjektet dhe individët sipas
përcaktimeve të gërmave a, c dhe ç, të pikës 1, të
nenit 8 dhe nenit 9 të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e
Informimit për Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore
Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar. Kriteret që duhet të plotësojë
kandidati:
a) Të ketë
shtetësi shqiptare;
b) Të ketë
zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të ketë
mbaruar arsimin e lartë, me Diplomë “Master shkencor”, ose tituj të
ekuivalentuar me të;
ç) gëzon
integritet të lartë moral, figurë të pastër etiko-morale dhe është i shquar për
përgatitje të lartë profesionale;
d) Të ketë
jo më pak se 10 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit;
dh) Të mos
ketë qenë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;
e) Të mos
jetë anëtar në parti politike;
ë) Në
periudhën nga 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ
Kombëtar, 2 korrik 1991, të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë
Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar
i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i
Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të
Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të
ish- Sigurimit të Shtetit, bashkë-punëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i
favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror,
gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset
politike, të posaçme;
f) Të mos
ketë konflikt interesi me detyrën;
g)Të plotësojë
kushtet, kriteret dhe pajiset me certifikate sigurie, sipas legjislacionit në
fuqi për informacionin e klasifikuar.
B. Subjektet e mësipërme dhe individët e vetë ofruar duhet t’i paraqesin
kandidaturat pranë protokollit të Kuvendit brenda 20 ditëve nga publikimi i
këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 16 nëntor 2021.
C. Propozimi i çdo kandidature
duhet të përmbajë:
1.
CV-në e nënshkruar
në çdo faqe nga kandidati dhe fotokopje karte identiteti.
2.
Raport mjekësor qe
vërteton aftësinë për punë.
3.
Kopje të njehësuar
të diplomës që provojnë përmbushjen e gërmës c).
4.
Librezë pune ose vërtetime
të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo
më pak se 10 vitesh në ushtrimin e profesionit.
5.
Vërtetim i
gjendjes gjyqësore.
6.
Çdo dokument që vërteton përmbushjen
e kritereve të tjera ligjore të sipërpërmendura.
7. Formularin e vetëdeklarimit në
zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që
zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar
në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhe bashkëlidhur këtij njoftimi.
8.
Formularin e
plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për
Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të
Shqipërisë”, i cili gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.
9. Formular deklarimi papajtueshmërie dhe konflikti interesi, në përputhje me përcaktimet e pikave 2 dhe 3, të nenit 9, të ligjit nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.