Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e Bullgarisë, z. Momtchil Raytchevski

  • Postuar më, 13/10/2021

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti  Ambasadorin e Bullgarisë, z. Momtchil Raytchevski.

Ambasadori Raytchevski e uroi znj. Nikolla për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit dhe e garantoi për vullnetin e Bullgarisë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, fuqizimin e bashkëpunimit parlamentar si edhe  dhe mbështjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. 

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, nënvizoi se  “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bullgarinë janë shkëlqyera,  janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, për të mirën e përbashkët dhe në interes të perspektivës evropiane të rajonit. Ne jemi mirënjohës për solidaritetin dhe kontributin e Bullgarisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit si edhe të situatës së krijjuar prej pandemisë së Covid-19.  Ne jemi aleatë në NATO dhe Bullgaria është një mbështetëse e vendosur, e zëshme, e qëndrueshme dhe parimore e integrimit evropian të Shqipërisë. Shqipëria beson se  mbështetja e ndihma e Bullgarisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke filluar me Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe përshpejtimin e ritmeve të integrimit të të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor”. 



Share