Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, znj. Teresa Ribeiro: Kuvendi, i përkushtuar për të garantuar sigurinë e gazetarëve

  • Postuar më, 12/10/2021

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Përfaqësuesen e OSBE- së për Lirinë e Medias, znj. Teresa Ribeiro.  Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin midis Kuvendit dhe OSBE-së për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.

 

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, vuri në dukje se Shqipëria e konsideron lirinë e shtypit një shtyllë të demokracisë. Kuvendi është i vendosur për garantimin e lirisë së shtypit, në mënyrë të plotë e pa pengesa. Ne mbetemi gjithashtu të përkushtuar për të bashkëpunuar për të garantuar sigurinë e gazetarëve, si edhe qasjen në informacion të besueshëm, përmes shtypit të lirë, të pavarur, pluralist dhe të larmishëm, duke zbatuar standartet ndërkombëtare.”

 

Znj. Teresa Ribeiro e uroi Znj. Lindita Nikolla për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit dhe vuri në dukje vullnetin e OSBE-së për të bashkëpunuar për përmirësimin e legjislacionit shqiptar për median, në zbatim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, standarteve të BE-së dhe OSBE-së, si edhe duke harmonizuar nevojën publike, legalitetin e proporcionalitetin, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës.  


Share