Për regjistrim të Lobistëve

  • Postuar më, 06/10/2021

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, bazuar në Vendimin nr. 61/2018, datë 05.04.2018 “Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë”, (nenit 22): “Në Kuvend krijohet regjistri i lobimit, grupeve të interesit dhe organizatave të shoqërisë civile që mbajnë marrëdhënie me deputetin dhe komisionet parlamentare, me qëllim pjesëmarrjen e publikut në procesin legjislativ.”, fton Lobistët të cilët e çmojnë të arsyeshme të regjistrohen pranë institucionit tonë për të ushtruar të drejtën e tyre sipas legjislacionit përkatës.

Për çdo saktësim apo përditësim të të dhënave, na kontaktoni në adresën e e-mail: ejona.manjani@parlament.al

Lobistët, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij regjistri, duhet të dërgojnë në adresën e mësipërme këto të dhëna:

1. Emërtimin e plotë të subjektit;
2. Të dhënat e personit të kontaktit, apo administratorit;
3. Adresën postare dhe elektronike;
4. Përcaktimin e komisioneve pranë të cilave kërkohet regjistrimi.


Share