Për regjistrim të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit

  • Postuar më, 06/10/2021

Në kuadër të pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, fton grupet e interesit dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat e çmojnë të arsyeshme të regjistrohen pranë institucionit tonë për të ushtruar të drejtën e tyre sipas legjislacionit përkatës.

Për çdo saktësim apo përditësim të të dhënave, na kontaktoni në adresën e e-mail: ejona.manjani@parlament.al

OSHC-të, të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e këtij regjistri, duhet të dërgojnë në adresën e mësipërme këto të dhëna:

1.Numrin e NIPT-it;
2. Emërtimin e plotë të subjektit;
3. Të dhënat e personit të kontaktit, apo administratorit;
4. Adresën postare dhe elektronike;
5. Objektin e veprimtarisë;

6. Përcaktimin e komisioneve pranë të cilave kërkohet regjistrimi;

7. Logo të organizatës, në rastet kur e kanë.


Share