Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Kryetarin e Prezencës së OSBE-së, z. Vincenzo Del Monaco: Frymë të re bashkëpunimi në Kuvend, për kryerjen e reformave.

  • Postuar më, 27/09/2021

27 shtator 2021

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, falenderoi Ambasadorin Del Monaco për urimet dhe vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm të Prezencës së OSBE-së në Tiranë me Kuvendin e Shqipërisë.“Unë vlerësoj kontributin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në avancimin dhe thellimin e reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile etj.”, vuri  në dukje Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.  Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Del Monaco biseduan edhe për vazhdimin e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe OSBE-së për kryerjen e reformave të rëndësishme, si reforma zgjedhore. Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Del Monaco biseduan edhe për vazhdimin e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe OSBE-së për kryerjen e reformave të rëndësishme,  si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi e zgjatja e vetting-ut, reforma territoriale etj. “Unë do të kontribuoj për një frymë të re komunikimi e bashkëpunimi midis shumicës dhe opozitës në Kuvend, për kryerjen e reformave.”, nënvizoi znj. Nikolla.


Share