Dita e Pavarësisë së Maltës: Kryeparlamentarja Nikolla uron homologun Farrugia

  • Postuar më, 21/09/2021

21 shtator 2021

Me rastin e 21 shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maltës, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër urimi z. Anglu Farrugia, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës.

 “Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maltës, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal më lejoni t’Ju shpreh urimet më të ngrohta. Shpallja e pavarësisë më 21 shtator 1964 është një ngjarje e shënuar për popullin e Republikës së Maltës sepse hapi rrugën e zhvillimit, prosperitetit dhe mirëqenies për popullin maltez. Republika e Maltës është sot një vend mik i Shqipërisë, me një demokraci të përparuar, anëtare e Bashkimit Europian dhe  kontribuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Me këtë rast, shpreh mirënjohjen e thellë për Dhomën e Përfaqësuesve të Maltës dhe Ju personalisht, për mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian dhe bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen, për mbajtjen sa më shpejt të Tryezës së Parë Ndërqeveritare.”, shkruan në letrën e urimit Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.


Share