Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mesazh solidariteti për përmbytjet në Gjermani: Lokomotiva e Europës do t’i përballojë pasojat e fatkeqësisë.

  • Postuar më, 16/07/2021

16 korrik 2021

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, është shprehur sot me një mesazh solidariteti për përmbytjet në Gjermani. “Kjo fatkeqësi e papritur e natyrës goditi disa zona të Gjermanisë, vendit mik, partner dhe aletat të Shqipërisë. Shpreh dhimbjen e thellë për humbjet e jetëve njerëzore dhe dëmet e shkaktuara dhe u përcjell  solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë familjeve të viktimave, qeverise dhe Bundestagut Gjerman, miqve të Shqipërisë, Kancelares Merkel  dhe Presidentit të Bundestagut Schäuble. Shpreh bindjen se Gjermania, kjo lokomotive ekonomike dhe  politike e Europës do t’i kapërcejë sa më shpejt pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore.”, shprehet në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share