Deputetja Gjebrea drejton misionin vëzhgues të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari

  • Postuar më, 15/07/2021

Deputetja Elona Gjebrea,mori pjesë në misionin vëzhgues të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, e zgjedhur në këtë mision si drejtuese e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Deputetja Gjebrea drejtoi ekipin e vëzhguesve ndërkombëtare, me delegatë nga 10 shtete të OSBE-së deri në përmbyllje të këtij procesi në Bullgari, duke e finalizuar këtë mision vëzhgues me konferencën për shtyp ku u prezantua raporti  i OSBE ODIHR.


Share