Kryetarja e komisionit për Politikën e Jashtme znj. Kodheli, mori pjese ne konferencën virtuale “Samiti Global për Iranin e Lire 2021”

  • Postuar më, 13/07/2021

Ne dt. 12 korrik 2019, zonja Mimi Kodheli mori pjese ne konferencën virtuale “Samiti Global për Iranin e Lire 2021” ku ajo ishte ftuar ne cilësinë e Kryetares se Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Shqiptar si dhe te Nen-Presidentes se Asamblesë Parlamentare te NATOs.

Ne fjalën e saj mbajtur ne ketë takim, zonja Kodheli shprehu mbështetjen ndaj aspiratave te popullit Iranian për demokraci. Ne te njëjtën kohe ajo dënoi dhunimin e te drejtave te njeriut si dhe aktet terroriste te sponsorizuara nga shteti i Iranit. 

"Shqipëria i bashkohet plotësisht qëndrimeve të BE-së, NATO-s, KE-së, IAEA-s si dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës për këto çështje" theksoi zonja Kodheli. 

Ndërkohe zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit te Sigurimit te Kombeve te bashkuara na angazhon edhe me shume ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut, paqes dhe parimeve ndërkombëtare, tha ajo.


Share