Aleanca e Grave Deputete dhe Nenkomisoni Parlamentar per Barazine Gjinore dhe Parandalimin e Dhunes ndaj Gruas zhvilluan nje takim permbylles per Legjislaturen e IX.

  • Postuar më, 02/07/2021

Aleanca e Grave Deputete dhe Nënkomisioni Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave zhvilluan më 1 dhe 2 korrik një takim përmbyllës për Legjislaturën e IX. Gjatë këtij takimi znj. Elona Gjebrea Hoxha, Nënkryetare e Aleancës së Grave Deputete dhe znj. Eglantina Gjermeni, Kryetare e Nënkomisionit Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave prezantuan një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë Legjislaturës së kaluar dhe mësimet e nxjerra prej saj. Në prezantimin e tyre ato vlerësuan dhe falenderuan të gjitha gratë deputete për angazhimin, kontributin dhe bashkëpunimin e tyre me Aleancën dhe Nënkomisionin. Më tej, ato theksuan që në të ardhmen duhet të ketë një fuqizim të rolit të Aleancës dhe Nënkomisionit për barazinë gjinore.

Vëmendje e ve?antë iu kushtua diskutimit të Programit për një Parlament të Ndjeshëm Gjinor si një histori suksesi për gratë deputete për promovimin e barazisë gjinore. Programi përbën një dokument strategjik kuadër për përmirësimin e ndjëshmërisë gjinore në Kuvendin e Shqipërisë.

Në përfundim të takimit u prezantuan edhe hapat e mëtjeshme dhe praktikat më të mira për legjislaturën e re. Takimi u përshëndet dhe nga Nënkryetarja e Kuvendit znj. Vasilika Hysi e cila vlerësoi punën dhe rolin e Aleancës gjatë Legjislaturës së IX.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri”, mbështetuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).


Share