Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin “Për të huajt”.

  • Postuar më, 21/06/2021

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj, Komisioni  për Sigurinë Kombëtare, në mbledhjen e zhvilluar on line, ditën e sotme vijoi me diskutimin në tërësi të projektligjit “Për të huajt”. Më herët komisioni kishte miratuar në parim dhe nen për nen këtë projekt. Pas diskutimeve, anëtarët miratuan në tërësi projektligjin “Për të huajt”.


Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës CISCO WEBEX


Share