Kuvendi vijon punën për rishikimin e draftit të parë të Manualit të Pjesëmarrjes së Publikut në Veprimtarinë e Kuvendit.

  • Postuar më, 19/06/2021

Grupi i Punës, i ngritur me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit per mese  4 muajsh po punon për rishikimin e draftit të parë te Manualit, bazuar në programin e punës së hartuar prej tij. Manuali aktual në fuqi, i hartuar dhe miratuar në vitin 2014 nga Kuvendi, me mbështetjen e OSBE-së dhe konsultimin e shoqërisë civile kërkonte ndryshime për shkak të problematikave të dala nga zbatimi i tij për mëse 6 vite dhe kërkesat e reja që koha i ka diktuar.  Takimi i radhës i Grupit të Punës u zhvillua në Vlorë, 17-18 Qershor, me agjendë reflektimin e komenteve dhes rekomandimeve të marra gjatë procesit të konsultimit të draftit të parë të rishikuar me palët e interesuara nga shoqëria civile në takimin online të datës 8 Qershor, si dhe ato të hedhura nga Platformën e Konsultimit. Anëtarët e grupit të punës, si dhe perfaqesues te Prezences dhe NDI, reflektuan gjithashtu në draft edhe komentet e marra nga stafi i Kuvendit gjatë procesit të brendshëm të konsultimit të dokumentit. Ky takim do të ndiqet nga të tjerë që do të organizohen në Tiranë gjatë periudhës Qershor-Korrik 2021, vecanërisht për të reflektuar edhe parashikimet ligjore që mund të kenë ndikim në manual pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”. Mbështetja për rishikimin e Manualit është pjesë e asistencës së OSBE-së në kuadër të projektit “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar”, mbështetur nga Prezenca e OSBE-së  në Shqipëri dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).



Share