Dokumentat standarte dhe projekti per procedure e konkurimit publik, punë për “Rikonstruksion, punime hidroizolimi tarrace”, në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

  • Postuar më, 24/05/2021

NJOFTIMI I FITUESIT


Emri i institucionit: KUVENDI I SHQIPERISE 


Emri i subjektit fitues: “K.A.E.XH.” sh.p.k. / +355 69 207 1315


KUVENDI I SHQIPERISE,  njofton  Shoqërinë  “K.A.E.XH.” shpk, Nipti: K71420004C,  Adresa: Rruga: Fadil Rada, (prane ATSH-se), se: 

Oferta e paraqitur  më datë  08.06.2021 për kryerjen e punimeve për ndërhyrjet ruajtëse me objekt “Rikonstruksion punime hidroizolimi tarrace “Godina e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,  Nr. 4, Tiranë,  Monument Kulture i kategorisë së II-të”, për shumën totale prej  18,049,027.5  (tetembedhjete milion e dyzet e nentemije e njezet e shtate, pike 5) lekë pa tvsh dhe  21.658.833 (njezet e nje mije e gjashteqinde e pesedhjete e tete mije e teteqinde e tridhje e tre ) lekë me tvsh, është pranuar.  


Subjekti pjesemarres, shoqeria  “JOGI” sh.p.k. me  vlerën prej 16,240,088  lekë pa TVSH,  eshte vleresuar, si oferte e skualifikuar.


                                                         * * *

Subjektit fitues, shoqeria “K.A.E.XH.” sh.p.k,  njoftohet për lidhjen e kontratës brenda 5 ditëve nga publikimi i njoftimit të fituesit në buletinin e Njoftimeve Publike dhe t’i paraqesë KUVENDIT TE SHQIPERISE, sigurimin e kontratës në vlerën prej 10% të vlerës së ofertës, të përcaktuar në Dokumentet e Konkurrimit Publik, brenda datës  09.07.2021.



Në rast se terhiqeni nga lidhja e kontratës duhet të njoftoni me shkrim brenda datës së mësipërme dhe sigurimi i ofertës së konkurrimit publik kalon për llogari të institucionit - KUVENDI I SHQIPERISE.


Share