Komisioni për Integrimin Evropian miratoi projektligjin “Për të huajt”
- Postuar më, 19/05/2021

19 maj 2021
Komisioni për Integrimin Evropian, në drejtimin e
nënkryetares, znj. Senida Mesi, në mbledhjen virtuale të radhës vijoi me
shqyrtimin nen për nen dhe në tërësi të projektligjit “Për të huajt”. Komisioni
e shqyrtoi këtë projektligj në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi dhe në
mbledhjen e mëparshme e kishte miratuar parimisht projekt-aktin në fjalë. Të pranishëm
në mbledhjen e sotme për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve ishte z. Julian
Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, z. Julian Hodaj dhe stafi teknik i kësaj
ministrie.
Pas diskutimeve dhe sugjerimeve nga deputetët e pranishëm
në komision për riformulimin e neneve të caktuara të tij, komisioni e miratoi
projektligjin nen për nen dhe në tërësi.
Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes
platformës elektronike të komunikimit “Cisco Webex”.