Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi një seancë dëgjimore me ERRU

  • Postuar më, 17/05/2021

Në drejtimin e kryetarit z. Ilir Beqja, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi një seancë dëgjimore me Entin Rregullator të Ujit (ERRU), lidhur me veprimtarinë e këtij enti gjatë vitit 2020. Të ftuar ishin kryetari i ERRU z. Ndriçim Shani.

Në prezantimin e raportit z. Shani u shpreh se ky raport paraqet aktivitetin rregullues për vitin 2020, sesi janë përmbushur kërkesat e rezolutës së kuvendit si edhe jep një pasqyrë të performancës së sektorit te Ujësjellës Kanalizime ne vendin tonë.

Po ashtu z. Shani tha se pavarësisht situatës të vështirë të krijuar nga pandemia vitin e shkuar, ERRU ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet kombëtare si edhe me organizatat ndërkombëtare.

“Ndërsa me donatorët, bashkëpunimet kanë qenë me Bankën Botërore dhe me GIZ-in, dhe gjithashtu bashkëpunime bilaterale ndërmjet rregullatorëve në Evropë dhe sidomos në Ballkan i kemi në radhë të parë me Kosovën, me Italinë, me Portugalinë dhe me Maqedoninë e Veriut”- theksoi ndër të tjera kryetari i ERRU.

Pas prezantimit, anëtarët e komisionit diskutuan mbi pika të ndryshme të raportit.

Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës së komunikimit online “Cisco Webex”.

 


Share