Mblidhet komisioni hetimor “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë"

  • Postuar më, 11/05/2021

11 maj 2021

Në drejtimin e kryetarit z. Alket Hyseni, Komisioni Hetimor parlamentar "Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë" zhvillloi mbledhjen e tij të dytë.

Fillimisht z.Hyseni sqaroi se në bazë të planit paraprak të hetimit dhe këkesave të anëtarëve të komisionit hetimor, të parashtruara në mbledhjen konsituuese, Presidentit të Republikës i është dërguar informacion zyrtar lidhur me ngritjen e komisionit hetimor, objektin e hetimit, si dhe të drejtën e Presidentit për tu shprehur në komision, sipas parashikimeve të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe ligjit për funksionimin e komisioneve hetimore.

Presidentit të Republikës po zyrtarisht i është kërkuar informacion lidhur me ndarjen e titujve dhe aktivitetetet protokollare të zyrës së Presidentit gjatë fushatës elektorale. Z.Hyseni sqaroi më tej se është kërkuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive vënia në dispozicion e deklaratave të Presidentit në median audio-vizive dhe atë të shkruar, që lidhen me objektin e hetimit, si dhe është i kërkuar Bashkisë Tiranë vënia në dispozicion e informacionit lidhur me procedurat e kryera nga Bashkia Tiranë gjatë ekzekutimit të lirimit të ambienteve të zyrave të FRD-së, aktet përkatëse, si dhe informacion mbi ndërhyrjen dhe veprimet e kryera nga Presidentit i Republikës lidhur me këtë çështje.

Njëkohësisht komisioni hetimor i është drejtuar me shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK dhe SHISH, për dërgimin e informacioneve që mund të disponojnë lidhur me objektin e hetimit.

Pas miratimit të rendit të ditës, mbledhja vijoi me shqyrtimin e rregullores së brendshme të funksionimit dhe veprimtarisë së komisionit hetimor dhe kalendarit të punimeve të komisionit hetimor, të cilat u miratuan me konsensusin e plotë të anëtarëve të komisionit.

Pika e tretë e rendit të ditës ishte caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme sipas objektit të hetimi, e cila u shty për miratim në mbledhjen e radhës së komisionit, atë të datës 14 maj.


Share