Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi pesë akte normative

  • Postuar më, 30/04/2021

Në drejtimin e kryetarit z. Enver Roshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë mori në shqyrtim pesë akte normative, përkatësisht; 

Akti normativ nr. 14, datë 7.4.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 9, datë 22.3.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes,  ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “keymen ilaç sanayi ve ticaret”, a. s.  për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër covid-19 (vero cell) coronavac, të krijuar nga sinovac life science co, ltd. dhe të prodhuar në Rrepublikën Popullore të Kinës”” 

Akti normativ nr. 15, datë 7.4.2021 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të këshillit të ministrave, “për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe     furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer export b.v. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e     procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë”, miratuar me ligjin nr. 2/2021”, të ndryshuar”.

Akti normativ nr. 16, datë 7.4.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, ndërmjet “human vaccine” llc dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër covid-19 “Sputnik v”, të zhvilluar nga instituti kombëtar i kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi”. 

Akti normativ nr. 17, datë 8.4.2021 “Për miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së furnizimit të nënshkruar ndërmjet ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “keymen ilaç sanayi ve ticaret” a.s” .

Akti normativ nr. 19, datë 16.04.2021, “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar, ndërmjet “human vaccine” llc dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër covid-19 “Sputnik v”, të zhvilluar nga instituti kombëtar i kërkimit gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi”.

E ftuar për të bërë prezantimin e projektakteve, të ngjashme me njëri tjetrin, ishte znj. Mira Rakacolli, zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. “Në kushtet e pandemisë covid 19, në Shqipëri por dhe në mbarë globin, sfida më e madhe për cdo qeveri është dhe mbetet vaksinimi i popullatës, cfarë do të mundësonte, reduktim të mortalitetit dhe të rasteve të rënda të shtrimit në spital të popullatës së prekur, krijimin e imunitetit të turmës, reduktimin deri në eleminimin e pandemisë” theksoi znj. Rakacolli në fjalën e saj. 

Në përfundim të shqyrtimit një për një, të akteve normative, relatorja znj. Klodiana Spahiu, vlerësoi se,  miratimi i këtyre akteve normative në kushtet e nevojës dhe urgjencës, do të ketë impakt pozitiv në mbrojtjen e shëndetit publik. 

Më tej,  me votat pro të të gjithë anëtarëve të pranishëm, komisioni miratoi aktet  normative në fjalë. 


Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës CISCO WEBEX


Share