Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mesazh me rastin e Ditës së Tokës: Shëndeti i Tokës, premisa e një shoqërie të shëndetshme

  • Postuar më, 22/04/2021

22 prill 2021


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh me rastin e Ditës së Tokës.

“22 prillin njerëzimi i ka shënuar si Dita e Tokës. 193 kombe e kanë njohur dhe i janë bashkuar nismës globale për  të nderuar Tokën dhe Konceptin e Paqes në planet.

Dita e Tokës është dita që na kujton se toka është një burim i pazëvëndësueshëm prodhimi e mirëqenieje për njerëzimin.

Kjo ditë na kujton se atdheu  janë toka e njerëzit dhe Planeti, shtëpia e përbashkët e njerëzimit, mund të ketë paqe e mirëqenie vetëm nga bashkëjetesa, harmonia dhe miqësia jonë me mjedisin.

Shëndeti i tokës dhe planetit është premisa e begatisë së njerëzimit dhe e një shoqërie të shendetshme dhe një nga mbrojtësit më të sigurt prej pandemive e fatkeqësive natyrore.

Kjo ditë na kujton se duhet të vazhdojmë punët e mira që kemi nisur për të prodhuar ligje për të mbrojtur tokën dhe mjedisin dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm. E kam thënë dhe po e përsëris: Ne duhet të sillemi si bij të Tokës, jo si zotër të saj.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi


Share