Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish Kryeparlamentarit dhe ish Kryeministrit të Turqisë, z. Yildirim Akbulut: Kontriboi në forcimin e miqësisë shqiptaro-turke

  • Postuar më, 20/04/2021

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër ngushëllimi Kryetarit tëAsamblesë së Madhe të Turqisë, z. Mustafa Sentop, për ndarjen nga jeta të z. Yildirim Akbulut, ish Kryetar i Asamblesë së Madhedhe ish Kryeministër i Turqisë. “Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Sh.T.Z. Yildirim Akbulut, ish Kryetar i Asamblesë së Madhe dhe ish Kryeministër i Turqisë.  Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqertafamiljes së të ndjerit, Ju, Asamblesë së Madhe, Qeverisë dhe popullit mik turk. Z. Akbulut i shërbeu për një kohë të gjatë dhe me përkushtim shembullor atdheut të tij, Turqisë, si parlamentar për pothuaj dy dekada, si edhe në detyrat e larta shtetërore si Kryetar i Asamblesë të Madhe, Kryeministër i Republikës së Turqisë, Ministër i Brendshëm dhe Kryetar i Partisë së Mëmëdheut. Gjatë shërbimit të tij në detyrat e larta politike dhe shtetërore z. Akbulut ka kontribuar në zgjerimin dhe forcimin e  bashkëpunimit midis të dy vendeve tona.

Shtetarë e politikanë si i ndjeri Yildirim Akbulut do të kujtohen gjithnjë me nderim për shërbimin ndaj vendit si edhe për kontributin në forcimin e  miqësisë midis popullit turk dhe popullit shqiptar si edhe popujve të tjerë të rajonit.”, shkruan në letër Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.  


Share