Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit: Na shtoftë besimin, dashurinë, shpresën

  • Postuar më, 13/04/2021

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz  Ruçi, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

“Sot besimtarët myslimanë nisin kremtimin e muajit të bukur e të bekuar të Ramazanit. U uroj të gjithëve agjërim të lehtë dhe lumturi në familje. Edhe pse me vështirësitë dhe kufizimet që na ka imponuar pandemia, ky muaj na shtoftë besimin, dashurinë dhe shpresën se festimet për gëzimet e jetës do të kthehen shumë shpejt!”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz  Ruçi.


Share