Kuvendi i Shqipërisë vazhdon traditën e mbështetjes së iniciativës “Ndriçimi Blu”, me rastin e Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin

  • Postuar më, 01/04/2021

Me rastin e 2 prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, Kuvendi i Shqipërisë, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, edhe këtë vit do të mbështesë iniciativën për “Ndriçimin Blu” të fasadës së godinës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 

Kjo fushatë ndërgjegjësuese organizohet në vende të ndryshme të botës, ku ndërtesat historike, kulturore dhe institucione të rëndësishme shtetërore ndriçohen me ngjyrën blu, në shenjë solidarizimi për çrregullimin e spektrit të autizimit.


Share