Aleanca e Grave Deputete zhvillon takim online me të zgjedhurën në Kongresin Amerikan znj. Vicky Hartzler

  • Postuar më, 17/03/2021

Nën kujdesin e znj. Elona Gjebrea Hoxha, nënkryetare e Aleancës së Grave Deputete u zhvillua një bisedë online me të zgjedhurën në Kongresin Amerikan znj. Vicky Hartzler. Ajo  përfaqëson në Kongres Missouri Fourth Congressional District. Biseda u përqendrua në shkëmbimin e eksperiencave të deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë me znj. Hartzler. Gjatë bisedës, gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë, pjesëmarrëse në këtë takim, si dhe znj. Hartzler prezantuan aspekte nga përditshmëria e punës së tyre dhe sfida të saj. Gjithashtu, në këtë bisedë online e zgjedhura në Kongresin Amerikan znj. Hartzler ndau disa rekomandime dhe udhëzime në drejtim të mbështetjes dhe fuqizimit të mëtejshëm të grave.


Share