Komisioni për Veprimtaritë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut"

  • Postuar më, 05/03/2021

Në drejtimin e kryetarit z. Ilir Beqja, komisioni për Veprimtaritë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut".

Të ftuar për këtë çështje ishin ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Milva Ekonomi, z. Besart Kadia zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, znj. Joniada Bajraba drejtoresha e Integrimit , Koordinimit dhe Marrëveshjeve, nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Agron Tare zëvendësministër, nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Ermira Gjoci zëvendësministre.

Në prezantim të këtij projektligji, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Milva Ekonomi në fjalën e saj theksoi se kjo  është një marrëveshje e cila rrjedh nga marrëveshja e MSA dhe është e rëndësishme sepse marrëdhënia tregtare me BE nuk i ndryshon kuotat por shtohen kuota të reja, me një koeficient i cili është negociuar nga ministria e Financave dhe ne shtojmë sasinë e produkteve bujqësore dhe blegtorale, e për këtë arsye kjo marrëveshje merr një rëndësi të veçantë.

Pas diskutimeve, ky projektligj u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Zëvendësministri Tare, u shpreh se ky projektligj ka për qëllim ratifikimin nga Kuvendi të marrëveshjes së tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, miratuar, në parim, me vendimin nr.1036, datë 16.12.2020, të Këshillit të Ministrave, dhe më datë 5.2.202.

Pas diskutimeve, ky projektligj u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës së komunikimit online “Cisco Webex”.

 


Share