Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi dy projektligje

  • Postuar më, 03/03/2021

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj Komisioni për Sigurinë Kombëtare në mbledhjen e sotme zhvilluar on line, vijoi me  shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”. I pranishëm gjatë diskutimit të neneve ishte z. Juljan Hodaj, zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme. Pas diskutimeve, anëtarët miratuan në tërësi ligjin e ri për Gardën e Republikës së Shqipërisë.

Komisioni vijoi me shqyrtimin  nen për nen të projektligjit “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesat në Sistemin e  Ekzekutimit të Vendimeve Penale”. I pranishëm gjatë diskutimit të neneve, në mbledhken on line, ishte z. Klajd Karameta, zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Pas pyetjeve dhe diskutimeve për nene të veçanta, anëtarët miratuan në tërësi projektligjin “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesat në Sistemin e  Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.


Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës CISCO WEBEX


Share