Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi një Akt Normativ

  • Postuar më, 25/02/2021

Në drejtimin e kryetarit z. Enver Roshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në cilësinë e komisionit përgjegjës, mori në shqyrtim Aktin  Normativ nr. 5, datë 1202.2021 “Për disa shtesa në ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” të ndryshuar””

Për të prezantuar Aktin Normativ dhe për të dhënë shpjegime për pyetjet e anëtarëve të Komisionit, në mbledhjen e sotme zhvilluar on line, morën pjesë znj. Mira Rakacolli, zv.ministre e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues të kësaj ministrie dhe përfaqësues të Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore. Znj. Rakacolli shpjegoi qëllimin e këtij akti , i cili lidhet me përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në listën e vendeve, nga të cilat, Agjencia Kombëtare për Barnat dhe Pajisjet Mjeksore, mund t’i propozojë ministrit përgjegjës për shëndetësinë, dhënien e autorizimit të tregtimit për barnat që kanë marrë si autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në këtë vend.

Relatori  i projektligjit, z. Ilir Pendavinji shpjegoi risitë e këtij projektligji dhe theksoi ndër risitë “një rregullim të rëndësishëm, që lidhet me gjendjen e epidemisë, duke vendosur konceptin e “autorizimit të kushtëzuar të tregtimit". Pas pyetjeve dhe diskutimeve, anëtarët miratuan në parim, nen për nen dhe në tërësi Aktin Normativ në fjalë. 


Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës CISCO WEBEX


Share