Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi seancë dëgjimore për projektligjin “Për regjistrimin e OFJ-ve”
- Postuar më, 24/02/2021

24 shkurt 2021
Komisioni
për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në
drejtimin e kryetarit z.Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës zhvilloi
një seancë dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile lidhur me projektligjin
“Për organizatat jofitimprurëse”. Në
nisje të mbledhjes kryetari Manja parashtroi se projekligji është depozituar në
shtator të vitit 2020, por për shkak se përfaqësues të shoqërisë civile, OSBE
dhe Këshillit të Europës kanë kërkuar më tepër kohë të njihen me draftin,
komisioni u ka krijuar mundësi të njihen dhe të japin opinione apo komente mbi
të. “U jemi drejtuar 468 OJF-ve, Këshillit të Lartë të Gjyqësor, Komisionerit për
të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Prezencës së OSBE
në Shqipëri dhe zyrës së Këshillit të Europës”, bëri të ditur z.Manja.
Më pas përfaqësuesit e Prezencës së OSBE dhe 31 OJF, parashtruan opinionet e tyre ligjore, komente dhe sygjerime konkrete për nene të caktuara të projektligjit. Në përfundim të dëgjesës relatorja e projektligjit, Klotilda Bushka, propozoi që për riformulimin e neneve të caktuara, për të cilat u parashtruan sygjerime konkrete gjatë dëgjesës së sotme, për draftin final të projektligjit të zhvillohet sërish një konsultim me një përfaqësi të OJF-ve, përfaqësues të KLGJ, organizatave ndërkombëtare dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, DPPPP, Ministria e Drejtësisë .
Mbledhja
e sotme e komisionit u zhvillua sërish përmes platformës virtuale të
komunikimit “Cisco Webex”.