Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seancë dëgjimore me kandidatët për vendin vakant të Kryetarit të KDRTSH

  • Postuar më, 23/02/2021

23 shkurt 2021

Në drejtimin e kryetarit z. Ramazan Gjuzi, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e radhës fillimisht zhvilloi seancë dëgjimore on-line me  kandidatët e paraqitur për vendin vakant të Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Kandidatët e paraqitur: Klevis Bejkolli, Gëzim Podgorica, Gasper Marku, Nadia Rusi Peto, Ksenofon Kristafi, Leka Bungo bënë një prezantim të shkurtër të eksperiencave të tyre, paraqitën platformën, vizionin për organizimin dhe përmirësimin e rolit dhe funksionit të KDRTSH-së, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme të anëtarëve të komisionit.

Pas dëgjesave,  shqyrtimi dhe vendimi për përzgjedhjen e kandidaturave do të bëhet në një nga mbledhjet e radhës së komisionit.  Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua sërish përmes platformës virtuale të komunikimit “Cisco Webex”.


Share