Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentarin estonez Põlluaas për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen për çeljen e negociatave dhe për Kosovën
- Postuar më, 23/02/2021
Kryetari
i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Parlamentit (Riigikogu) të Estonisë, z. Henn Põlluaas, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
“Me
rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së
Estonisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim
personal, Ju përcjell urimet e mia më të
përzemërta.
Shpallja
më 23 shkurt të vitit 1918 e Manifestit
të të Gjithë Qytetarëve dhe publikimi i tij më 24 shkurt shënoi
themelimin e republikës së pavarur dhe
demokratike të Estonisë. Këto dy ditë janë ngjarje të shënuara me rëndësi
historikë për popullin estonez dhe të ardhmen e tij.
Estonia
është një vend mik dhe partner i Shqipërisë në NATO si edhe një mbështetëse e
fuqishme e integrimit tonë europian, kontribuese e spikatur në vendimin e Këshillit
Europian të datës 25 mars 2020 për çeljen e negociatave dhe asistencën në këtë
proces. Memorandumi i Mirëkuptimit për Integrimin
Evropian, midis Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve tona, nënshkruar
në tetor 2019, është një tregues i këtij kontributi.
Shqipëria i është mirënjohëse Estonisë edhe për
mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe aspiratave të saj auro-atlantike.
Shpreh bindjen se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
dhe Riigikogu
i Republikës së Estonisë do të vazhdojnë të kontribojnë në forcimin e
marrëdhënieve e bashkëpunimit midis të dy vendeve e dy popujve tanë.”, shkruan
në letrën e urimit Kryetari i
Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.