Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentaren lituaneze, Cmilyte-Nielsen për festën e pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen për çeljen e negociatave dhe Kosovën

  • Postuar më, 19/02/2021

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetares së Seimas të Lituanisë, znj. Viktorija Cmilyte-Nielsen.

“Me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Lituanisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta.

Shpallja e Aktit të Pavarësisë së Lituanisë ishte një ngjarje e rëndësishme për të ardhmen e popullit lituanez.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si dy shtete anëtare të NATO-s, janë shumë të mira dhe nga të dy palët  po tregohet vullnet për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Shqipëria i është mirënjohëse Lituanisë për qëndrimin e vendosur në mbështetje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Vizita në Tiranë e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Linas Linkevicius, më 04-05 mars 2020, ishte një kontribut i rëndësishëm në vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave më Shqipërinë. 

Shqipëria është gjithashtu mirënjohëse për mbështetjen prej Lituanisë të Kosovës dhe rritjes së pranisë së saj në marrëdhëniet dhe organizatat ndërkombëtare.”, shkrtuan në letrën e urimit  Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,


Share