Turi Virtual i Kuvendit të Shqipërisë
- Postuar më, 22/01/2021
Kuvendi i Shqipërisë, ju prezanton me Turin e parë Virtual të
godinës së Sallës së seancave plenare si dhe të godinës së Kryesisë së Kuvendit.
Kjo platformë i mundëson qytetarëve të vizitojnë ambientet ku
deputetët e Kuvendit të Shqiperisë ushtrojnë të gjitha funksionet që rrjedhin
nga mandatet e të zgjedhurit të popullit dhe Kushtetuta.
Turi Virtual është zhvilluar në kuadër të mbështetjes që i ofrohet Kuvendit nga Qeveria Zvicerane përmes projektit për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar (PACEP). Partnerët zbatues të projektit janë Instituti Demokratik Amerikan (NDI) dhe OSBE - së.