Aleanca e Grave Deputete trajnim dy ditor në fushën e komunikimit politik dhe marrëdhënieve publike në fushatat elektorale

  • Postuar më, 15/01/2021

Aleanca e Grave Deputete, e mbështetur nga programi MATRA i Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Hollandës), Instituti i  Studimeve Politike dhe Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një trajnim dy ditor në fushën e komunikimit politik dhe marrëdhënieve publike në fushatat elektorale. 

 

Trajnimi u zhvillua virtualisht nga ekspertet e njohura hollandeze, znj. Maud van de Wiel dhe  znj. Julia Wouters, të cilat kanë mbështetur e trajnuar personalitete të njohura publike në Hollandë.

 

Praktika të tilla në funksion të ngritjeve të kapaciteteve do të vijojnë në funksion të problematikave, nevojave dhe sfidave në përmbushjen e përgjegjësive parlamentare, politike e publike të grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë.


Share