Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 18 janar - 26 shkurt dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 18 janar - 5 shkurt 2021
- Postuar më, 13/01/2021

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z.
Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Në
fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, pasi uroi për një
sesion parlamentar të suksesshëm, njoftoi se hapja e sesionit të VIII të
legjislaturës së IX, do të bëhet ditën e hënë, datë 18 janar 2021, në orën
17:00.
Konferenca miratoi programin e punës së Kuvendit për
periudhën 18 janar - 26 shkurt 2021, kalendarin trejavor të punimeve për
periudhën 18 janar - 5 shkurt 2021, si dhe kalendarin e paraqitjes në Kuvend të
raporteve të organeve kushtetuese dhe atyre të ngritura me ligj për
veprimtarinë e tyre për vitin 2020. Në mbledhje u vendos zhvillimi i
seancave plenare në datat 28 shtator dhe 4 shkurt 2021.
Në mbledhje u diskutua edhe për ndalesat në Kodin Zgjedhor
dhe vendosi që të zbatohet legjislacioni përkatës.
Gjatë këtij sesioni mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë
të zhvillohen online dhe seancat plenare do të zhvillohen me praninë fizike të
deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia
COVID-19.
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me anë të
platformës së komunikimit elektronik “Cisco Webex”.