Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Japonisë, z. Mitsuyuki Takada: Japonia, ndër partnerët e donatorët më të rëndësishëm për Shqipërinë
- Postuar më, 12/01/2021

Kryetari i
Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti
Ambasadorin e Japonisë, z. Mitsuyuki Takada, me rastin e fillimit të mandatit të tij në
Shqipëri.
Pasi i shprehu urimet
për detyrën e re, Kryetari Ruçi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe
Japonisë dhe shprehu vullnetin për
forcimin e tyre në të ardhmen. Vitin që vjen marrëdhëniet dypalëshe
midis Shqipërisë dhe mbushin një shekull.
Kryetari Ruçi shprehu gjithashtu
mirënjohjen për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve nga Japonia, e cila është një nga vendet donatore më
të rëndësishëm për Shqipërinë, duke dhënë rreth 400 milion
USD mbështetje financiare në formë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta në arsim,
shëndetësi, infrastrukturë, mjedis, energjetikë etj. Mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje dhe janë
në proces disa të tjera. “Marrëdhëniet shqiptaro-japoneze janë një rast tipik kur distanca fizike
sfidohet nga ndjenjat e ngrohta të miqësisë dhe bashkëpunimit. Rritja e interesit gjeopolitik të Japonisë për rajonin
e Ballkanit Perëndimor, me Iniciativen e Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor krijon mundësi të reja bashkëpunimi konkret me
Japoninë. Gjithashtu, ajo vlerësohet maksimalisht
dhe konsiderohet si një nismë shumë e rëndësishme për zhvillim e mbështetje për
integrimin e vendeve te rajonit.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz
Ruçi.
Ambasadori Takada
vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin shumë të mirë dypalësh dhe vuri në dukje se vizita e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Tokio në nëntor të vitit 2019
i dha një shtysë te re këtyre marrëdhënieve.
Kryetari Ruçi
dhe Ambasadori Takada biseduan edhe mbi aspektet e bashkëpunimit
midis parlamenteve të të dy vendeve dhe fuqizimit të diplomacisë parlamentare,
si një instrument i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh.