Seanca e jashtëzakonshme miratoi katër dekretet presidenciale për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave

  • Postuar më, 04/01/2021

4 janar 2021

 

Kuvendi u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të kryeministrit të vendit, z. Edi Rama, për shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të disa ministrave. Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, seanca e sotme plenare miratoi me 95 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim dekretin nr. 11889, për shkarkimin e z. Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Me 95 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim, u miratua dekreti 11890, për shkarkimin e znj. Olta Xhaçka nga detyra e ministres së Mbrojtjes. Me 94 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, u miratua dekreti nr. 11891, i emërimit të znj. Olta Xhaçka si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Me 94 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim, u miratua dekreti nr. 11892, për emërimin e z. Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes. Sesioni i fundit i kësaj legjislature do të nisë më 18 janar 2021. 


Share