Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë mbledhje on line me përfaqësues të Bashkisë Sarandë dhe Gjirokastër që mbulojnë çështjet e shëndetësisë, lidhur me masat e marra në zbatim të Akteve Normative për pandeminë COVID-19

  • Postuar më, 15/12/2020

Në drejtimin e kryetarit z.Enver Roshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi një mbledhje on line me përfaqësues të Bashkisë Sarandë dhe Gjirokastër, të cilët mbulojnë çështjet e shëndetësisë dhe strukturat e shëndetësise lidhur me masat e marra në zbatim të Akteve Normative të miratuara nga Kuvendi ndaj Pandemisë COVID-19 dhe impaktin e tyre në shëndetin publik, bashkëpunimi ndërisitucional mbi ecurinë e hetimit dhe gjurmimit epidemiologjik që nga fillimi i pandemise, si dhe ndjekja e rasteve me COVID19 nga mjekët e familjes, dhe zbatimin e protokolleve COVID-19 në institucionet arsimore.
Në këtë takim i cili ishte i mbështetur nga perfaqësia e OSBE në Shqipëri merrnin pjesë z.Flamur Golemi Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, z. Ylli Muho zëvendëskryetar i Bashkisë Gjirokastër, z. Çajup Hajdini Drejtor i Drejtorisë Arsimore Sarandë, z. Odise Kote Prefekt i rrethit Gjirokastër, z. Mirosh Brijani nënprefekt i Sarandës si dhe përfaqësues të tjerë të drejtorive vendore rajonale.
Në fjalën e tij z. Flamur Golemi, foli për masat e marra për mospërhapjen e virusit covid-19 dhe theksoi “se gjatë valës së parë, Gjirokastra ka qenë ndër zonat e gjelbërta”, si dhe evidentoi disa nga arsyet e përhapjes së virusit gjatë valës së dytë, që sipas z. Golemi janë vendodhja gjeografike si qytet kufitar dhe si qytet i vizituar nga turistët. Momentalisht z. Golemi e paraqiti më të qetë situatën lidhur me numrat e të infektuarve, krahasuar me pikun që pati numri para 3-4 javësh. Më tej kryetari Golemi foli për masat e marra në institucionet arsimore.
Z.  Mirosh Brijani për situatën në Sarandë theksoi se momentalisht është e normalizuar krahasuar me atë të para disa ditëve.  Më tej z. Brajani foli për gjëndjen e shkollave të cilat po zbatojnë masat duke u mbështetur hartimin e rregulloreve të brendshme.
Znj. Edlira Bode, kordinatore e këtij takimi falenderoi pjesëmarrësit si dhe përfaqësuesit e OSBE për mbështetjen dhe ngriti si problematikë  mungesën e një qendre shëndetësore në pikën e kalimit të Kakavijës. Të ftuar të tjerë në takim folën gjithashtu lidhur me masat e marra në institucionet arsimore dhe ato shëndetësore, për zbatimin e protokollove të miratuara në Aktet Normative.

Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës CISCO WEBEX


Share