STATISTIKA E TË DHËNAVE PËR FAQEN ZYRTARE FACEBOOK DHE YOUTUBE TË DHËNAVE
- Postuar më, 10/12/2020
Në kuadër të transperancës dhe qasjes më
proaktive ndaj qytetarëve, Kuvendi i Shqipërisë ka tashmë një imazh të dedikuar
në “Facebook” dhe Youtube, çka ka shërbyer për rritjen e vizibilitetit të punës së Kuvendit dhe ka rritur
pjesëmarrjen e qytetarëve në punën e institucionit.
Nga një analizë e
hollësishme që i është bërë faqes, ka rezultuar se: Brenda pak muajsh ka një
rritje të konsiderueshme të numrit të përdoruesve, pavarësisht se nuk është
aplikuar asnjëherë sponsorizimi i postimeve; sipas përzgjedhjes javore periudha
09 – 15 shkurt grupmosha më e interesuar ka qenë 25-34 vjeç dhe gjinia mashkullore;
- 1 Rritje e numrit të përdoruesve
Nga nëntori i 2020 ku FB
kishte 4’027 ndjekës sot numërohen 4’517 ndjekës
Në Maj faqja YOUTUBE ka pasur 256 ndjekës dhe në Shkurt 2021 numëron 4036 ndjekës.
a) a) Imazhi më poshtë tregon totalin e ndjekësve që ka Kuvendi i Shqipërisë në Facebook.
Edhe sipas grafikut shihet qartë që angazhimi i qytetarëve është gjithnjë e në rritje.
a) b) Totali i pëlqimeve të posteve përgjatë muajit maj 2020 – shkurt 2021 është 3’270 ndërkohë që në periudhën maj-dhjetor ka qenë 3’113.
a) c) Gjatë periudhës së fillimit të vitit kemi pasur një angazhim shumë të lartë të qytetarëve ndaj aktiviteteve të publikuara në faqen e Facebook.
Aksesimi
Paget kryesore nga publiku ka marrë informacione dhe ka ndjekur videot e FB janë : Google dhe Facebook.
Të dhëna mbi angazhimin e qytetarëve me postimet përgjatë një jave
Siç edhe shihet nga grafiku angazhimi i qytetarëve është totalisht organik dhe jo i sponsorizuar.
Llojet e postimeve
dhe qasja e qytetarëve me to.
Postimet e Kuvendit nuk janë sponsorizuar, çka ka sjellë një zhvillim natyral të faqes, me ulje ngritje sipas fluksit të postimeve. Siç edhe e shohim nga grafiku interaktiviteti më i lartë është për llojet e postimeve Video, duke vijuar me Fotot, me pas linket dhe në fund Shpërndarja e Videove.
Aktiviteti i ndjekësve
Nga muaji maj deri në shkurt 2021 janë 4’517 ndjekës, dhe pjesa e atyre që nuk e ndjekin më këtë faqe është relativisht më e ulët.
Postimet
me shikueshmëri më të lartë
Nga grafiku shohim se një shikueshmëri të lartë ka
mbledhje online e Këshilit Kombëtar e Integrimit Europian si dhe Konferenca
Shkencore e “Pandemia dhe Rimëkëmbja, strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë
e zhvillimit” më pas komisionet të cilat zhvillohen çdo ditë. Atë çfarë shohim
në ndryshim nga muajt e kaluar është dhe seksioni i Turit Virtual për
Sallën e Seancave Plenare dhe Kryesisë së Kuvendit. Pra ka pasur një angazhim
të lartë përgjatë këtij muaji.
Vihet re se reagimi më i
shpeshtë është ndarja e postimeve dhe pëlqimi i tyre, ndërkohë që vihet re
mungesë e komenteve.
Analiza e grafikëve më poshtë janë bërë në bazë të analizës një javore 09.02.2021 – 15.02.2021.
Analiza sipas gjinisë dhe moshës
Njëlloj si muaji dhjetor edhe këtë muaj shohim qe një interes më të lartë shfaq gjinia mashkullore dhe grupmosha nga 25-34 vjeç. Më pas vijohet me grupmoshën 35-44 vjeç si dhe nga mosha 45-65 vjeç ndërkohë mosha 18-24 kanë angazhim por janë më të pakët në numër por përsëri të konsiderueshëm.
Analiza sipas shteteve
Nëse i kategorizojmë shikueshmërinë sipas
shteteve Shqipëria kryeson duket vijuar me Italinë, Anglinë, SHBA dhe me pas me
Kosovën.
Në bazë të përzgjedhjes së javëve kemi ndryshueshmëri të shteteve që janë interaktive në audiencën tonë.
Analiza sipas qyeteve
Ndarja e kategorisë sipas qyteteve audiencën më të madhe e zë qyteti i Tiranës duke vijuar më pas me Durrësin, Vlorën, Fierin dhe Elbasanin.
Rezultatet 09 – 15 shkurt 2021
Nëse bëhet krahasimi se si ndiqen komisionet në Facebook shumica përdorin aparatet celulare. Po gjithësesi kemi dhe një pjesëmarrje të lartë edhe nga kompjuterat desktop. Kjo amplitudë është e ndryshueshme gjatë gjithë kohës. Në çdo javë që është krahasuar kemi më shumë persona të cilët përdorin aparatet celulare sesa desktopin.
FAQJA ZYRTARE E INTERNETIT
Në
kushtet e reja të krijuara nga pandemia, Kuvendi i Shqipëisë arriti të sigurojë
transperancë të aktivitetit parlamentar dhe qasje më proaktive ndaj qytetarëve.
Falë faqes së dedikuar në rrjetin social “Facebook” si dhe komisionet që
shfaqen live në faqen zyrtare është rritur vizibiliteti i punës së Kuvendit dhe
pjesëmarrja e qytetarëve në punën e institucionit.
Nga
një analizë e hollësishme që i është bërë faqes, ka rezultuar se brenda pak
muajsh ka një rritje të konsiderueshme të audiuecës dhe kjo kuptohet qartë nga
rritja e numrit të përdoruesve dhe shikuesve të faqes.
Grafikisht
po paraqesim rritjen që ka pësuar audienca përgjatë vitit kaluar dhe fillimin e
këtij viti.
Më
konkretisht
Përdoruesit
e faqes janë rritur me 52.35% (166,381 vs 109,208)
Rritja
e personave që po ndjekin faqen është rritur me rreth 51% (164,123 vs 108,994)
Pageviews
është rritur me 26.65% (1,282,020 vs 1,012,270).
Në
tërësi zhvillimi që ka qasja online gjatë periudhës së pandemisë duket se ka
një tendencë rritjeje dhe interes në tërësi për të gjithë qytetarët.