Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, mesazh për ndarjen nga jeta të ish deputetit Bashkim Kopliku: I shërbeu vendit si profesionist, politikan e qytetar

  • Postuar më, 22/11/2020

Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi,  ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish deputetit Bashkim Kopliku. “Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare. Si deputetet i Kuvendit të Shqipërisë gjatë periudhës 1992-1997, Kopliku ishte një zë i fuqishëm dhe një parlamentar aktiv. Bashkim Kopliku i shërbeu vendit si profesionist i spikatur, politikan, deputet e qeveritar aktiv dhe pas largimit nga jeta politike edhe si një qytetar i angazhuar.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.


Share