NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDIT VAKANT PËR INSPEKTOR TË PËRGJITHSHËM TË INSPEKTORATIT TË LARTË TË DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

  • Postuar më, 20/11/2020

Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës mbështetur në nenin 11, pika 3, nenin 12, të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar si dhe në nenin 111, të Rregullores së Kuvendit, vendosi “Shpalljen e vendit vakant për Inspektor të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

A. Ftohen për paraqitjen e kandidaturave për Inspektor të Përgjithshëm, individët që:

a)    janë shtetas shqiptar;

b)    kanë mbaruar arsimin e lartë juridik ose ekonomik në profilin financë, Diplomë e Nivelit të Dytë;

c)    kanë vjetërsi në profesion, si jurist ose ekonomist financier, jo më pak se 15 vjet;

d)    nuk janë dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;

e)    nuk janë anëtarë të partive politike, deputet, ministër, zëvendësministër, pjesëtar në strukturat e Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Shërbimin Informativ Shtetëror.

B. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 20 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është 10.12.2020.

C. Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:

1.      CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati.

2.      Librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se 15 vite në profesion, si jurist ose ekonomist financier.

3.      Diplomën dhe listën e notave të përfundimit të arsimit të lartë.

4.      Deklaratë e Konfliktit të Interesit që gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

5.      Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

6.      Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhe bashkëlidhur këtij njoftimi.

7.      Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili gjëndet bashkëlidhur këtij njoftimi.



Share