Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 76 vjetorit të çlirimit të Tiranës

  • Postuar më, 17/11/2020

17 nëntor 2020

 Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 76 vjetorit të çlirimit të Tiranës.

I pranishëm ishte dhe zv, kryeministri z. Erion Braçe, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, deputetë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, si dhe dhjetëra veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, të cilët nderuan partizanët, çlirimtarët e Tiranës, dhe dëshmorët që dhanë jetën për liri.

Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, në fjalen e saj nënvizoi se vlerat e antifashizmit, progresit dhe të lirisë përbëjnë rrënjët e Shqipërisë së sotme demokratike dhe qëndrojnë në themel të kontributit tonë në aleancën e fuqishme atlantike të NATO-s dhe përpjekjeve tona për t’iu bashkuar familjes evropiane. “Ne, socialistet shqiptarë, por edhe çdo qytetar atdhetar, u jemi dhe do tu jemi përjetë mirënjohës partizanëve, këtyre patriotëve dhe clirimtarëve të Shqipërisë.  Ata janë kalorësit e lirisë dhe vepra e tyre nuk mund as të mohohet, as të errësohet, as të përvetësohet, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye”, tha në fjalën e saj znj. Hysi.


Share