Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi projektligjin “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”

  • Postuar më, 21/10/2020

21 tetor 2020

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në drejtimin e kryetarit z.Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, në mbledhjen virtuale të radhës shqyrtoi projektligjin “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”. Projekt-akti ishte miratuar më herët në parim dhe në mbledhjen e sotme u vijua me shqyrtimin nen për nen dhe në tërësi të tij.  

Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin: z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm,  z. Sokol Sheti, Drejtor i Drejtorisë së Azilit dhe z. Fatmir Shehu, Drejtor i Drejtorisë Juridike në MB, të cilët iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve të komisionit.

Relatorja Elena Xhina parashtroi në nisje të mbledhjes se është punuar me iniciuesit e projekt-aktit lidhur me disa problematika që ishin në fushën e përgjegjësisë së komisionit dhe është arritur një dakordësi për ri-formulimin e neneve të veçanta.

Pas pyetjeve, sygjerimeve dhe komenteve të ndryshme, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës elektronike të komunikimit, “Cisco Webex”. 

 

 


Share