Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.74/2014, “Për armët”” dhe shqyrtoi një Dekret të Presidentit

  • Postuar më, 20/10/2020

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi ditën e sotme nen për nen projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.74/2014, “Për armët””. Të ftuar për këtë projektligj ishte zëvendësministri i Brendshëm z. Besfort Lamallari. Në fjalën e tij z. Lamallari u shpreh se ndryshimet në këtë projektligj ishin parë të nevojshme për përmirësimin e tij. Pas diskutimeve, komenteve, sugjerimeve e ndryshimeve të propozuara gjatë shqyrtimit nen për nen, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj nen për nen dhe në tërësi.

Më tej, mbledhja e komisionit vazhdoi me shqyrtimin e Dekretit te Presidentit, Nr. 11762, Date 05.10.2020 "Per propozimin e kandidaturave alternative per zgjedhje nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise te anetarit te Komisionit te Konkurrences". Kandidature e pare ishte Prof. Asoc. Dr. Eltjon Halimi dhe kandidature alternative Prof. Asoc. Dr. Rezana Konomi (Perolla). Kandidatët të cilët morën pjesë në këtë mbledhje, bënë prezantimet përkatëse para anëtarëve të komisionit. Të dyja kandidaturat iu përcollen seancës plenare për votim.

Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës online Cisco Webex.


Share