Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Kryetarin e Partisë Alternativa-Shkup, z. Afrim Gashi

  • Postuar më, 14/10/2020

14 tetor 2020

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Kryetarin e Partisë Alternativa-Shkup, z. Afrim Gashi.

Z. Gashi e informoi Kryetarin Ruçi mbi zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe këndvështrimin e Partisë Alternativa-Shkup mbi këto zhvillime si edhe nënvizoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit midis partive politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vlerësoi qëndrimin progresiv dhe proeuropian të partive politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësinë e këtyre qëndrimeve për të ardhmen europiane të vendit. “E rëndësishme është që partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të koordinohen dhe të unifikojnë qëndrimet e tyre për çështjet e përbashkëta të shqiptarëve. Më shumë mirëkuptim, bashkëpunim e koordinim, do të thotë më shumë përfaqësim. Rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme për zgjerimin e aksesit në zhvillim, në tregje, në shërbimet publike dhe rrjedhimisht ajo duhet të ndikojë edhe në rritjen e mirëqenies.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share