Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 19 tetor-27 nëntor 2020 dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 19 tetor-6 nëntor 2020.

  • Postuar më, 13/10/2020

Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 19 tetor-27 nëntor 2020 dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 19 tetor-6 nëntor 2020.

 

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja  miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 19 tetor-27 nëntor 2020 dhe kalendarin trejavor të punimeve  për periudhën 19 tetor-6 nëntor 2020.

 

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 22 tetor, dhe 5 nëntor 2020.  Më 29 tetor nuk do të zhvilllohet seancë plenare për arsye se java 26-30 tetor, është Java e Gjelbër.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia Covid-19.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se Plani i Veprimit i Kuvendit për Integrimin Europian duhet të ndiqet me vëmendjen e duhur nga komisionet.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, njoftoi Konferencën se më 28 tetor Kuvendi i Shqipërisë,   në partneritet me Lëvizjen për të Luftuar Anti-Semitizmin, do të organizojnë më datë 28 tetor  Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit.

Konferencën e Kryetarëve, vendosi se më 29 tetor nuk do të zhvilllohet seancë plenare për arsye se java 26-30 tetor, është Java e Gjelbër.

Mbledhja e zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).


Share