SHPALLJE PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR VENDIN VAKANT PËR ANËTAR TË GJYKATËS KUSHTETUESE
- Postuar më, 24/09/2020
Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 125,
127, pika 1, shkronja “ç” dhe 179, pika 2, të Kushtetutës, nenet 7, pika 2,
7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për
organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pasi vlerësoi Vendimin nr. 28, datë 16.09.2020,
të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nëpërmjet të cilit, KED vendosi
njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë për të vlerësuar rishpalljen e
thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e
vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e përkohshme e shpallur
nga Kuvendi në datë 28.08.2018,dhe rishpallur më datë 21.08.2019.
rishpall hapjen e procedurës së aplikimit
për vendin vakant për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim
plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para
afatit ligjor të mandatit të z. Fatos Lulo.
v Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi
shqiptar që përmbush këto kushte:
-
të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
-
të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e
Nivelit të Dytë;
-
të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën
publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10
viteve të fundit nga data e kandidimit;
-
të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me
burgim për kryerjen e një vepre penale;
-
të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe
të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
-
të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe
verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas
ligjit.
v Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër,
duhet të plotësojë edhe këto kritere:
-
të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar,
prokuror, avokat, profesor ose lektor i
së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
-
të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës
kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
-
të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe
integritetin etik e moral.
v Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
-
vjetërsisë në profesion;
-
përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar
të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së
Lartë;
-
kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e
të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së
drejtës;
-
treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt
shkencorë në fushën juridike;
-
ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me
një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i
lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e
Magjistraturës;
-
informacioneve të marra nga institucione të tjera
publike.
v Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin
dokumentacionin e mëposhtëm:
-
Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për
vendin vakant;
-
Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);
-
Fotokopje të kartës së identitetit;
-
Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet
përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit
nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës
Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
-
Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar
sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të
personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i
vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.
-
Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara
emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të
nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e
Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të
Shqipërisë”. Formulari gjendet
bashkëlidhur këtij njoftimi.
Kërkesa për
shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të
paraqitet brenda datës 13. 10.2020 në
zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën:
Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4,
Tiranë.
Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.