Transparenca përgjatë pandemisë, Kuvendi-OSBE-NDI takim me gazetarët

  • Postuar më, 24/04/2020

24 prill 2020

Transparenca parlamentare dhe masat e marra nga Kuvendi i Shqipërisë në këtë drejtim përgjatë periudhës së pandemisë COVID-19, ishin objekti i takimit të zhvilluar on-line mes gazetarëve-Kuvendit të Shqipërisë-OSBE-NDI.  Përfaqësuesit e misionit OSBE dhe NDI i njohën gazetarët me trendet globale dhe rajonale të reagimit të parlamenteve të ndryshme në botë për të siguruar transparencë dhe bashkëpunim me median në kushtet e Covid-19. Më tej të pranishmëve iu bë një eskpoze e masave të ndërmarra nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë në kushtet e diktuara nga Covid-19 për garantimin e transparencës parlamentare, çka përbën një nga shtyllat e punës së saj të përditshme. Gazetaret e pranishëm në mbledhje vlerësuan masat e marra menjëherë nga Kuvendi për garantimin e transparencën, si dhe dhanë disa sugjerime konkrete për përmirësimin më tej të bashkëpunimit të ndërsjelltë. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, sqaroi se platforma Visco Webex është një nga më të sigurtat, e përdorur prej 340 mln njerëz përgjatë marsit 2020 dhe Kuvendi ka siguruar licencën për përdorimin e saj.  Z.Gjonçaj garantoi se transparenca ka qenë primare për punën e Kuvendit, i cili ka qenë ndër të parët që ka aplikuar teknologjinë për zhvillimin normal të punimeve parlamentare dhe seancave plenare.


Share